Shoferi i lënduar i kamionit që ka dalë nga autostrada Gostivar-Tetovë, ka thyer rrethojën mbrojtëse dhe ka përfunduar në oborrin e policisë rrugore të Tetovës, njofton SPB Tetovë pas kontrollit, është shtetas i Malit të Zi. Është konstatuar edhe identiteti i shoferit, i cili për shkak të lëndimeve të marra është shtruar në Spitalin Klinik të Tetovës.
– Shtetasi malazez LL..D.(35), duke drejtuar kamionine tipit “Volvo” me rimorkio me targa malazeze, në pronësi të NP “Podgorica”, në autostradën Shkup – Tetovë, ka humbur kontrollin dhe nga autostrada ka goditur rrethojën. Pas aksidentit, shoferi është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit një ekip i SPB Tetovë ka kryer inspektimin, njofton zëdhënës i SPB-Tetovë.
Për ta nxjerrë nga kabina e kamionit kanë intervenuar edhe zjarrfikësit e Tetovës./tetova.com