Kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024” luajnë ndeshjet e fundit për sa i përket muajit mars, ku në fushën e blertë do të zbresin 7 duele interesante.
Ajo që spikat është ndeshja Kosovë-Andorra. Dardanët do të kërkojnë tre pikët e radhës kundër atij që shihet si kundërshtari më i dobët i grupit dhe të shkojë në kuotën e katër pikëve, pas atij barazimi kundër Izraelit në transfertë. Kjo e fundit do të luajë në Gjenevë kundër kryesuesit të Grupit I, Zvicrës.
Në fushë do të zbresë edhe Spanja, e cila do të luajë në transfertë përballë Skocisë, me të dyja skuadrat që kryesojnë Grupin A.
NDESHJET:
GRUPI A
GJEORGJI – NORVEGJI 18:00
SKOCI – SPANJË 20:45
GRUPI D
TURQI – KROACI 20:45
UELLS – LETONI 20:45
GRUPI I
KOSOVË – ANDORRA 20:45
ZVICËR – IZRAEL 20:45
RUMANI – BJELLORUSI 20:45
PANORAMASPORT.AL