Ndeshjet e futbollit, sipas një plani të ri të FIFA-s nuk do të zgjasin 90 minuta.
Siç njofton “Marca”, IFAB, organizmi i cili vendos dhe përditëson rregullat e futbollit, do të mblidhet këtë fundjavë në Londër për të shqyrtuar idetë e reja që ka dërguar një komision i krijuar nga FIFA (Organizmi Ndërkombëtar i Futbollit) dhe ku ajo e kohës efektive të lojës, do të jetë një temë shumë e rëndësishme.
Risia kryesore që do të diskutohet do të jetë koha e humbur gjatë festës së golit, e cila do të rikuperohet në shtesë. E thënë thjesht, nëse një lojtar feston pas një goli për dy minuta, gjyqtari do t’i shtojë dy minuta kohës shtesë.
Gjithashtu, nëse shënohet gol dhe një lojtar i stolit do jetë në fushë, goli do anullohet. Veç këtyre, edhe lëvizja e portierit dhe shpërqëndrimi i kundërshtarit gjatë goditjes së penalltive do rishikohet. Nëse diçka e tillë ndodh, rrjedhimisht do ketë më shumë minuta shtesë në fundin e ndeshjes, çka do ngarkonte futbollistët.