Në kuadër të vizitës në Austri, kryetari i Komunës së Tetovës dhe i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e bashkisë së qytetit Linz, Klaus Luger. Linz është kryeqyteti i Austrisë së Epërme (Oberösterreich) dhe qyteti i tretë më i madh në Austri.
Statusi i plotë:
Kënaqësi që në Linz të Austrisë të realizoj takim me kryetarin e Linzit z.Klaus Luger dhe këshilltarin e tij z.Adnan Abdullahu. Gjatë bisedës sonë të përbashkët diskutuam për mundësinë e fillimit të bashkëpunimit mes komunave tona si dhe marrjen e përvojave më të mira nga Komuna e Linzit. Shkëmbimi i ideve si dhe zhvillimi i planifikimit hapësinor e deri tek nxitja e turizmit malor në Kodrën e Diellit ishin kornizë e bisedës sonë. Po ashtu kryetarin e Linzit, e sigurova se Komuna e Tetovës punon në lehtësimin e procedurave dhe krijimin e kushteve më të favorshme për investitorët e huaj përfshirë edhe ato austriak.
Sot. ditë e premte, më vizitoi kryetari Bilall Kasami, kolegu im nga Tetova. Tetova është qytet në Republikën veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut dhe me dy universitete qendër të rëndësishme arsimore, ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook kryebashkiaku Klaus Luger.
Aktivitete të tjera të Kasamit në Austri: