Ballina Kronika Ngjarja e Banjës së Tetovës, 17-vjeçarja del para togave të zeza (VIDEO)

Ngjarja e Banjës së Tetovës, 17-vjeçarja del para togave të zeza (VIDEO)

Më 14 mars Gjykata e Tetovës do të shpallë vendim gjyqësor për vrasjen e 16 vjeçarit nga Novosella e Zhelinës, për të cilin rast akuzohet një vajzë e moshës jomadhore. Sipas informatave të siguruara nga Gjykata e Tetovës, e dyshuara akuzohet për vrasje. Për shkak se e njëjta në momentin e kryerjes së veprës ka qenë e mitur, e njëjta mund të dënohet deri në dhjetë vjet burg.

“Edhe me urdhër të gjykatës por edhe në suaza të Nenit 99 të Ligjit për drejtësi për fëmijë, gjithë aktorët që janë prezent, nuk kanë të drejtë pa lejen e gjykatës të japin ndonjë informacion për rrjedhën e procesit gjyqësor”, tha Ibrahim Bajrami, avokat mbrojtës.

Ngjarja kishte ndodhur më 21 dhjetor të vitit të kaluar, në rrugën që shpie për te banjat e Tetovës. Sipas aktakuzës, dorasja fillimisht ka përdorur sprej lot sjellës, pas çka pasi ka humbur vetëdijen, viktimën e ka lidhur me fasha tek duart dhe këmbën, dhe më pastaj e ka hedhur atë në rrjedhat e lumit Shkumbin të Tetovës, ku edhe është gjetur nga ana e zjarrfikësve dhe policisë së Tetovës. /Alsat.mk

Pamje nga momenti kur e akuzuara sillet në gjykatë: