Një ngjarje disi e pazakontë ka ndodhur në dhomën e zhveshjes së Milan pas fitores 2-0 në kampionat ndaj Lecces. Mediet italiane raportuan se aty ishin disa të “ftuar” specialë, më saktë ishin dy nga lojtarët e Bayern Munich, Lucas Hernandez vëllai i lojtarit të Milan Theos, dhe shoku i tyre në kombëtaren franceze, Benjamin Pavard. Dy lojtarët bavarez raportohet se ndodheshin aty për të përshëndetur ekipin e Milan pas fitores. Menjëherë pas qarkullimit të këtij lajmi filluan edhe thashethemet e merkatos, ndër vlen të kujtohet se Pavard ka folur në fakt për tundimin e tij për të provuar një projekt të ri dhe e ka lënë të hapur derën për një lëvizje të mundshme në Itali vitin e kaluar. Ai gjithashtu zbuloi se Olivier Giroud i ka folur për të luajtur për Milanin, duke pranuar se do të dëshironte të luante përkrah mikut dhe bashkatdhetarit të tij dhe më pas ai vazhdoi të quante disa ish-mbrojtës të Milanit si idhujt e tij.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email