Ballina Argëtim Kuriozitete Cilat shqisa humbasim së pari pak para vdekjes? Rendi që japin mjekët

Cilat shqisa humbasim së pari pak para vdekjes? Rendi që japin mjekët

Çfarë ndodh saktësisht me organizmin në momentin e vdekjes është një mister i madh.

Megjithatë, ajo që dihet është se njeriu nis të humbasë disa prej shqisave pak para vdekjes, të cilat ndjekin një rend të caktuar.

James Hallenbeck, një specialist i kujdesit paliativ në Universitetin e Stanfordit, bën me dije se njerëzit priren të humbasin shqisat dhe dëshirat e tyre në një rend të caktuar.Në librin e tij “Perspectives Paliative Care” ai shkruan se:

“Së pari humbet shqisa e shijes dhe njeriu humb ndjenjën e urisë dhe etjes. Fjala humbet më pas, e ndjekur nga shikimi. Shqisat e fundit që humbasin janë zakonisht dëgjimi dhe prekja.”

Eksperti tregon se është e vështirë t’u shpjegosh njerëzve të zakonshëm se çfarë mund të ndiejë një person që vdes pasi humbet aftësinë për të folur.

Të mbijetuarit e sulmit në zemër ndonjëherë raportojnë se përjetojnë një “dritë të bardhë” në kokën e tyre, me imazhe të gjalla që shkëlqejnë në mendjet e tyre.

Dr. Hallenbeck shtoi se nga kjo pikë e tutje, ne vetëm mund të hamendësojmë se çfarë po ndodh në të vërtetë.

“Përshtypja ime është se nuk është koma, gjendje e pavetëdijes, siç mendojnë shumë familjarë dhe mjekë, por diçka si gjendje gjumi. Është si një stuhi që vjen. Valët kanë filluar të ngrihen, por nuk mund të thuash kurrë, mirë, kur filluan të ngrihen valët? Valët bëhen gjithnjë e më të larta dhe përfundimisht e çojnë njeriun në det”, thotë ai.

Humbja e vetëdijes tek pacientët është pjesë e procesit të fundit të jetës së quajtur “vdekja aktive”. Përvoja e “dritës së bardhë” besohet se vjen nga një rritje e neurokimikeve në tru.

Ndërsa disa pjesë të trurit vdesin, të tjerat, duke përfshirë sistemin vizual përshpejtohen.

@tn.lajmelokale
@tetovanews