Ballina Argëtim Jetë & Stil “Gruaja dhe vjehrra i fshehën të vërtetën”: Pas testit të ADN-së, zbuloi...

“Gruaja dhe vjehrra i fshehën të vërtetën”: Pas testit të ADN-së, zbuloi se po rriste fëmijën e dikujt tjetër!

Daniyar e konsideroi fëmijën e dikujt tjetër të tijin. Megjithë ndarjen nga gruaja e tij, ai u përpoq të merrte pjesë aktive në jetën e djalit të tij në rritje, duke e ndihmuar financiarisht dhe arsimuar. Por e vërteta doli të ishte shumë mizore, shkruan portali Nur, transmeton tetova.com.

Kazakistanezi u martua 11 vjet më parë. Martesa nuk ishte për dashuri. Një vajzë me të cilën u takua disa herë, papritmas mbeti shtatzënë. Në fillim, burri nuk besoi se fëmija ishte prej tij. Në fund të fundit, ai ishte gjithmonë i mbrojtur, por argumentet e gruas e bindën atë. Pas dasmës, të rinjtë morën një apartament me qira. Daniyar punonte në një kompani ndërtimi dhe gruaja e tij kujdesej për shtëpinë.

“Shtatzënia e Aisulut kaloi me komplikacione. Ajo shkonte shpesh në spital, ishte nën mbikëqyrjen e mjekëve. Nuk e doja, por u përpoqa të kujdesesha për të. Gruaja ime nuk kishte nevojë për asgjë. Mezi prisja të lindte një fëmijë”, thotë kazakistanezi.
Sipas Daniyar, pas lindjes së djalit të saj, Aisulu ndryshoi shumë. Ajo u bë nervoze dhe agresive. Çifti grindeshin shpesh. Në fund, gruaja u largua nga shtëpia bashkë me fëmijën. Gruaja bëri kërkesë për ndarje dhe alimentacion. Ajo nuk e ndaloi ish-bashkëshortin të shihte djalin e saj, madje e la fëmijën të kalonte natën me të atin.

“Fundjavat i kaloja me djalin tim. Përveç ushqimit e ndihmoja financiarisht Aisulun. Fëmijës i bleja lodra dhe rroba. Edhe prindërit e mi e donin shumë nipin e tyre. Gjithmonë përpiqeshin ta kënaqnin. Pavarësisht ofendimeve, i kërkova Aisulut të kthehej tek unë. Doja që djali im të rritej në një familje të kompletuar, por ajo nuk pranoi”, thotë burri.

Pak kohë më pas ai është ulur me miqtë dhe ka treguar një foto të djalit të tij. Një nga miqtë e tij i tha me shaka se djali nuk i ngjante fare. Daniyar e kishte vënë re më parë se pamja e djalit të tij ishte ndryshe. Me kalimin e kohës, dyshimet rriteshin. Burri nuk duroi dot dhe bëri një test ADN-je. “Rezultati më tronditi. Fëmija që doja doli të ishte i huaj për mua. Gruaja ime mbeti shtatzënë nga një djalë tjetër. Ajo dhe ish-vjehrra e dinin të vërtetën dhe e fshehën. Gjithë këto vite më shfrytëzuan, më shpenzuan paratë e mia. Tani Aisulu po më shmanget.

Ndonjëherë djali më merr në telefon dhe më pyet pse nuk e shoh më. Në momente të tilla, nuk di çfarë t`i them”, rrëfen hitorinë e tij burr inga Kazakistani./Nur.kz/Në shqip tetova.com