Ballina Kronika Ngjarje e rëndë në Tetovë

Ngjarje e rëndë në Tetovë

Prokuroria themelore publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër një personi për veprën penale p ë r dh u n i m  i fëmijës nën moshën 15 vjeçare, në pajtim me nenin 188 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

I dyshuari i moshës 19-vjeçare ka sulmuar  s e k s u a l i sh t  një  v a j z ë  14-vjeçare më 12 prill, në afërsi të një marketi afër objekteve të vjetra të Universitetit Shtetëror në Tetovë, duke përdorur forcë dhe kërcënime.

Ai së bashku me një person tjetër të panjohur e kanë takuar viktimën në një rrugicë teksa ajo ishte duke ecur drejt marketit.I dyshuari, përndryshe fqinji i saj, e ka tërhequr për krahu drejt një veture të parkuar aty pranë. Personi tjetër e ka zhbllokuar veturën, pas së cilës i dyshuari e ka goditur viktimën në fytyrë dhe e ka futur me forcë në sediljen e pasme. Automjeti drejtohej nga një person i panjohur, i cili i ka mbyllur dyert dhe i ka larguar 200 metra, më pas e ka parkuar veturën dhe ka dalë.

I dyshuari dhe viktima kanë mbetur në sediljen e pasme, ku e ka detyruar vajzën të kryejë a k t e  s e k s u a l e  duke përdorur  f o r c ë. Më pas ka telefonuar personin e panjohur dhe së bashku me makinën e kanë kthyer viktimën nga vendi ku e kishin marrë. I dyshuari e ka kërcënuar se do ta  v r i s t e  nëse i tregonte dikujt për ngjarjen.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, duke vlerësuar se ai mund të ikë për të ndikuar mbi dëshmitarin/viktimën ose për të përsëritur veprën penale. Gjykata e pranoi propozimin e prokurorisë dhe i caktoi të dyshuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh./tetova.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews