Ballina Shëndeti Nga sëmundjet te vdekshmëria, si ushqimi që konsumoni mund t’u riprogramojë gjenet

Nga sëmundjet te vdekshmëria, si ushqimi që konsumoni mund t’u riprogramojë gjenet

Megjithatë, provat e fundit sugjerojnë se ushqimi mund edhe t’i “flasë” gjenomit tonë. Ky i fundit është plani gjenetik që drejton mënyrën sesi trupi ynë funksionon deri në nivelin qelizor.

Ky komunikim mes ushqimit dhe gjeneve mund të ndikojë në shëndetin tuaj, fiziologjinë dhe jetëgjatësinë.

Ideja që ushqimi dërgon mesazhe të rëndësishme në gjenomin e kafshëve, është fokusi kryesor i një fushe studimi të njohur si nutrigjenomikë. Kjo është një disiplinë ende në hapat e saj të parë dhe shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje, por megjithatë kërkuesit kanë zbuluar shumë të reja rreth mënyrës sesi përbërësit e ushqimit ndikojnë në gjenom.

Si shembull, studiuesit sjellin rastin e bletëve. Ato punojnë pa pushim, janë sterile dhe jetojnë vetëm disa javë. Bleta mbretëreshë, e cila qëndron thellë brenda kosheres, ka një jetëgjatësi që zgjat me vite dhe një pjellori kaq të madhe sa lind një koloni të tërë.

E megjithatë, bletët punëtore dhe mbretëresha janë organizma gjenetikisht identikë. Ato bëhen dy forma të ndryshme jete për shkak të ushqimit që hanë. Mbretëresha “feston” me pelte mbretërore; bletët punëtore ushqehen me nektar dhe polen.

Të dy ushqimet ofrojnë energji, por peltja mbretërore ka një veçori shtesë: lëndët ushqyese të tij mund të zhbllokojnë udhëzime gjenetike për të krijuar anatominë dhe fiziologjinë e një blete mbretëreshë.

Më konkretisht, ushqimi që ha mbretëresha përmban përbërës që aktivizojnë kontrollorët gjenetikë për të formuar organet e mbretëreshës dhe për të mbështetur aftësinë e saj riprodhuese.

Tek njerëzit dhe minjtë, nënproduktet e aminoacidit metioninë, të cilat janë të bollshme në mish dhe peshk, dihet se ndikojnë në numrat gjenetikë që janë të rëndësishëm për rritjen dhe ndarjen e qelizave.

Dhe vitamina C luan një rol për të na mbajtur të shëndetshëm duke mbrojtur gjenomin nga dëmtimi oksidativ ; ajo gjithashtu promovon funksionin e rrugëve qelizore që mund të riparojnë gjenomin nëse dëmtohet.

Përpos kësaj, aftësia e lëndëve ushqyese për të ndryshuar rrjedhën e informacionit gjenetik mund të shtrihet në breza. Studimet tregojnë se te njerëzit dhe kafshët, dieta e gjyshërve ndikon në aktivitetin e “çelësave” gjenetikë dhe rrezikun e sëmundjes dhe vdekshmërinë e nipërve.

Megjithatë, shkencëtarët vetëm kohët e fundit kanë filluar të deshifrojnë këto mesazhe gjenetike ushqimore dhe rolin e tyre në shëndet dhe sëmundje.

Studiuesit ende nuk e dinë saktësisht se si lëndët ushqyese veprojnë në çelësat gjenetikë, cilat janë rregullat e tyre të komunikimit dhe se si dietat e brezave të kaluar ndikojnë tek pasardhësit e tyre.

Shumë nga këto studime janë bërë deri më tani vetëm në modelet e kafshëve, dhe mbetet shumë për t’u punuar rreth ndikimit që ushqimi mund të ketë te gjenet e njerëzve.

Megjithatë, ajo që është e qartë është se zbulimi i mistereve të nutrigjenomikës ka të ngjarë të fuqizojë shoqëritë dhe brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

@tn.lajmelokale
@tetovanews