Xhiroja e 29-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ka sjell fitore për Strugën dhe Shkupin, por jo edhe për Shkëndijën e Tetovës. Skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani u ndal me barazim pa gola në Tetovë nga Sileksi i Kratovë, me kuqezinjtë që nuk arritën të gjejnë rrjetën edhe përkundër rasteve të shumta që patën gjatë 90-të minutave lojë. Ndërkohë nuk ka gabuar lideri, me Struga Trim Lum që mori fitore ndaj Tikveshit me golat e Muharemit dhe Shabanit. Triumf dhe tre pikë morën edhe kampionët në fuqi, Shkupi që mundën Bregallnicën në Çair me rezultatin 3:0. Dy herë Adentunxhi dhe një gol tjetër e realizoi Fredi Alvarez. Në ndeshjet tjera, Akademia Pandevi fitoi Pobedën me rezultat 2:0, përderisa Makedonija Gjorçe Petrovi mundi Skopjen me shifra 2:1. Tashmë pas kësaj xhiroje, Struga distancohet me pesë pikë nga Shkëndija e vendin të dytë, përderisa Shkupi vazhdon në vendin e tretë me 49 pikë ose 7 më pak se kryesuesit.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email