Lajm nga Xhamia Riza Bajrami – Faqja Zyrtare
Allahu ju gëzoft siç më gëzuat mua!
Historia e Arbërit fillon që në ditët e para të lindjes, ai ka lindur me probleme në shtyllën kurrizore dhe organet e brendshme.
Mjekët nuk na dhanë shumë shpresë që Arbëri do jetonte, 2 javë pas lindjes ju nënshtrua operacionit më pas edhe disa operacioneve tjera në shtyllën kurrizore, në moshën 1 vjeçare u operua në kokë edhe sot që është 13 vjeç ai është me valvul në kokë.
Familja është munduar ta ndjekë për të bërë ndërhyrje të tjera por gjendja e rënduar ekonomike ja pamundëson një gjë të tillë duke ditur që Arbëri në moshën 9 vjeçare mbeti jetim pasi i vdiq babai.
Babi i Arbërit vdiq nga tumori, brenga e tij ishte që ta shikonte një ditë djalin e tij si të gjithë fëmijët tjerë duke lozur.
Arbëri sot është më i lumtur se dje pasi mund të lëvizë me makinën elektrike që ja dhuruat ju të dashur besimtarë por nuk ka dyshim që dëshira është që ai të mund të ecë, lozë me shokët e tij, me mbështetjen në Allahun Fuqiplotë do të vijë ajo ditë.
Arbëri ju do fortë
Qofshi nën mbrojtjen e Allahut Fuqiplotë
Kush ka mundësi për të ndihmuar na kontaktoni.