Në gjurmët e autorit të ekzekutimit të dyfishtë mafioz në një kafene në Nea Smyrni në Athinë më 18 dhjetor 2022, duket se janë efektivët e Departamentit të Vrasjeve të Policisë së Athinës. Në video-dokumentin e ri që ka nxjerrë në dritë newsit.gr, fiksohen lëvizjet e autorit pak para vrasjes së dyfishtë.
Kanë kaluar mbi 4 muaj nga ajo natë dimri kur vrasësi me pagesë ekzekutoi 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj dhe 44-vjeçarin Armando Ogranaja. Personi i veshur me të zeza ka lëvizur nëpër rrugët e frekuentuara të zonës dhe kur ka mbërritur në kafene, pasi ka ekzaminuar të dhënat në çdo detaj, ka lëvizur si rrufeja dhe ka vrarë dy shqiptarët.
Në video-dokumentin e ri që ka nxjerrë në dritë newsit.gr, kapen lëvizjet e autorit pak para vrasjes së dyfishtë, si dhe paniku që mbizotëron menjëherë pas sulmit të përgjakshëm. Autori, i veshur me rroba të zeza, kapuç dhe maskë, lëviz me ritme të vazhdueshme teksa i afrohet kafenesë. Pak minuta më vonë, siç shihet në pamje, njerëz të të gjitha moshave që ndodheshin në kafene apo që dëgjuan të shtënat nisin të vrapojnë drejt rrugëve të ngushta të Nea Smyrni për të shpëtuar veten.
Për sa i përket hetimeve të autoriteteve policore, oficerët e ELAS duket se janë afër identitetit të ekzekutorit. Madje, ata besojnë se nëse arrijnë te autori, atëherë besojnë se rruga do të jetë e hapur për t’i çuar te njeriu që ka kërkuar kontratën e paguar të vdekjes. Sipas burimeve, Çercizaj kishte krijuar grupin e tij në zonën e natës ku ai u vra bashkë me Ogranajan. Sipas informacioneve, viktima ka tentuar të zhvillohet duke marrë punë edhe në Mykonos. Megjithatë, vizionet e 44-vjeçarit nuk janë pëlqyer nga kundërshtarët e tij, të cilët mesa duket kanë vendosur t’i bëjnë atentat për të ndalur prirjet e tij ekspansioniste.
https://youtu.be/o_d1ehIxdSY