Rrugët e vendit tonë vazhdojnë të përgjaken nga aksidentet automobilistike.
Një aksident me vdekje mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje në Selenicë të Vlorës.
Makina ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë një 60-vjeçare.
Ndërsa janë plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët ishin në mjet.