Ballina Kronika Të shtëna me armë zjarri në Klinë, dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Klinë, dy të plagosur

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Dy persona janë plagosur sonte në Klinë. Të lënduarit janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Spitalin e Pejës.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se rasti ka ndodhur në sheshin “Faruk Elezi”, në Klinë.

“Në orën 19:20, Policia është njoftuar për një përleshje në afërsi të QMF-së në Klinë. Gjatë përleshjes, dy persona kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit dhe thika. Të lënduarit janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Spitalin e Pejës”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi./21Media