Prej 3-ditësh i mbytur në kanionet e Osumit në Skrapar, është gjetur sot trupi i pajetë i turistit hollandez, 68-vjeçarit Jules Schuurmans.
Trupi i pajetë u gjet nga polombarët e forcave RENA-s dhe pitet të transportohet drejt morgut të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Jules Schuurmans, e mori rrjedha e lumit mbrëmjen e 8 Majit në rrjedhën e kanioneve të lumit Osum.
Ngjarja:
Jules Schuurmans së bashku me bashkëshorten e tij Helma Schuurmans, kishin shkuar për të notuar pasditen e 8 Majit në kanionet e lumit Osum në Skrapar,por i ka marrë rrjedha e lumit. 64-vjeçarja Helma Schuurmans ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit dhe nuk ka mundur dot të dalë jashtë. Pasi ka dalë nga uji,64-vjeçarja Helam Schuurmans ka shkuar në Spitalin e Skraparit,ku edhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi është përmendur, turistja holandeze ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e bashkëshortit të saj. Çifti i bashkëshortëve Jules dhe Helma Schuurmans,4-ditë para ngjarjes së rëndë kishin shkuar me pushime në Skrapar dhe po qëndronin në një Kamper.