Dy persona janë plagosur sonte në Klinë. Të lënduarit janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Spitalin e Pejës.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se rasti ka ndodhur në sheshin “Faruk Elezi”, në Klinë.
“Në orën 19:20, Policia është njoftuar për një përleshje në afërsi të QMF-së në Klinë. Gjatë përleshjes, dy persona kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit dhe thika. Të lënduarit janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Spitalin e Pejës”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi./21Media