Qendra Psychalb ka organizuar fushatën ndërgjegjësuese për shëndetin mental. Aktiviteti është mbajtur në sheshin e Tetovës.
Ky aktivitet kishte për qëllim primar ngritjen e vetëdijes mbi shëndetin mental tek qytetarët e vendit, veçanërisht te të rinjtë. Përveç të tjerash, me hapa konkret të kontribuojë në largimin e stigmatizimeve rreth kërkimit të ndihmës nga profesionistët e fushës.
Në këtë aktivitet u ftuan të gjithë të rinjt të cilët posedojnë pasionin për të dhënë impakt në shoqëri si dhe të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë të informohen drejtë mbi këto tema nga profesionistët dhe aktivistët e rinj./tetova.com