Don Xhoni dhe Butrint Imeri nuk janë më shokë? Kështu na lanë të kuptojmë me veprimet e tyre, nisur nga mungesa e reperit tek ditelindja e Butrintit e deri te fakti që nuk ndiqen në Instagram.
Mirëpo disa postime të tyre të fundit, po na bëjnë të dyshojmë që në fakt e gjitha kjo është një lojë. Edhe nëse është kështu, nuk habitemi në fakt, pasi është kthyer në trend që artistët krijojnë situata për të tërhequr vëmendjen. Kjo kryesisht ndodh në prag të publikimit të projekteve të reja.
Pasi Don Xhoni postoi një story ku shkruante: Mos u merakosni shumë, edhe Butrinti ka publikuar një foto të tijën ku shkruan: Ok, ok!