Përmes një video të publikuar në rrjetin e tij social Facebook, kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami duket se po paralajmëron projektin e madh e të shumëpritur për tetovarët, ndërtimin e stadiumit të qytetit.
Në videon e publikuar nga Kasami, janë shfaqur vetëm disa fotografi të tanishme të stadiumit të qytetit me mbishkrimet cooming soon, por që në të nuk jepen detaje të hollësishme.
Kreu aktual i komunës, Bilall Kasami disa herë e ka paralajamëruar se do të bëj çmos që të bëj realitet stadiumin e qytetit për Tetovën, ndërsa sipas informacioneve projekti i rikonstruimit pritet të nis gjatë vjeshtës.
Kërkesa për stadium ka pasur nga qytetarët thuajse në çdo zgjedhje, por që kjo kërkesë nuk është realizuar asnjëherë nga krerët e mëhershëm të komunës por as edhe nga pushteti qëndror./zyrtare.net/