U fol shumë dje për një barsaletë apo anektodë që kryeministri i Shqipërisë tregoi në samitin e BLED, duke satirizuar sjelljen e Putin dhe vdekjen e Prigozhin.
Situata shkaktoi ilaritet në sallë, disa i bëri për të qeshur, kishte të tjerë që u ndjenë të bezdisur, veçanërisht pasi flitej për një person të vdekur.
Një burim i tha gazetës DITA se teksti i plotë i asaj që tha Rama ishte si më poshtë:
Kryeministri i Rusise Mishustin i shkon Putinit me nje propozim:
President, duhet te unifikojme oren ne tere m Rusine, nga Petersburgu ne Vladivostok se po leme kokrren e namit.
– Marr ata te shtepise ne telefon jane ne gjume. Nderkohe qe ne Moske ora eshte 4 e pasdites, ne shtepi e kam 4 e mengjesit.
– Mora Olaf Sholzin ta uroj per ditlindjen, me tha e kam neser.
– Mora Xi Pingun me ta uroja per vitin e ri kinez, me tha jemi te viti vjeter akoma.
– Keto s’jane asgje, i tha Putin.
– Une mora ne telefon familjen e Prigozhin ta ngushelloja, nderkohe qe avioni nuk ishte nisur akoma.