Dje mbrëma ka shpërthyer zjarri në një deponi që ndodhet në rajonin e fshatit Dëbërcë të Komunës së Zhelinës, shumë afër edhe fshatrave Grupçin e Çiflik. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, i cili ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook:
Deponia e ndezur sonte në hyrje të fsh.Dëbërcë, shifet qartë se është e qëllimshme dhe shkaktuar nga dora e njeriut.
Këtë veprim mund ta shkaktojë vetëm ndonjë delikuent apo i sëmurë psiqik, e dhashtë Zoti mos jetë me prapavijë tjetër sepse atëherë kjo nënkupton se dikush qenka në gjendje të shkaktojë edhe sëmundje e epidemi të ndryshme, duke ndotur ajrin e duke rrezikuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të komunës Zhelinës përfshirë edhe familjen e vet, dhe krejt kjo vetëm e vetëm për përfitime të caktuara politike apo intereseve të ngjajshme.
Këtë ngjarje, do e iniciojmë edhe zyrtarisht në prokurori, dhe për kryesin e kësaj vepre nuk do ketë asnjë tolerancë. Lusim çdo qytetarë, të cilët mund të kenë informacione për kryerësin e kësaj vepre të shëmtuar, që të na njoftojnë sa më parë.
Ju faleminderit të gjithëve e sidomos Njësisë së zjarrëfikësve të cilët arritën në kohë lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.
Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka shkruar edhe gjatë ditës për gjendjen te deponia e kapluar nga zjarri:
Edhe gjatë ditës së sotshme deri para pak çastesh, makinat e komunës së Zhelinës dhe Njësisë së zjarrfikësve-Tetovë, ishin të angazhuara me shuarrjen e zjarrit të deponisë në Dëbërcë. Apelojmë tek të gjithë qytetarët tanë, që të jenë të kujdesshëm dhe mos të afrohen pranë deponisë pa arsye.
Faleminderit komandantit të Njësisë së zjarrfikëve Avni Ameti për gatishmërinë e treguar dhe kompanive “Besha” dhe “Mak-Alb” për ndihmën vullnetare.
Vetëm një gjë e dij, “populli nuk ha bar dhe dij t’i lexojë këto situata!” Por, e vërteta do dalë në shesh dhe e drejta do triumfojë gjithmonë!
Ndërsa sonte, në faqen e kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu është publikuar kjo video ku shihet se vazhdon akoma shuarja e zjarrit në këtë deponi.