Ballina Kronika U masakrua nga bashkatdhetari me kaçavidë, ky është shqiptari që vdiq në...

U masakrua nga bashkatdhetari me kaçavidë, ky është shqiptari që vdiq në Itali

Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Itali. Plagët në bark të Ilir Dervashit, që fillimisht mendohej se ishin pasojë e një aksidenti automobilistik, u zbulua se ishin plagë të shkaktuara me kaçavidë.

Autoritetet policore në provincën e Bolonjës, menjëherë pas këqyrjes së parë të aksidentit në autostradën A13 dyshuan për diçka ndryshe.

Ajo që dukej si një tjetër tragjedi në rrugët e Bolonjës u shndërrua në një rast vrasjeje pas ekzaminimit nga mjekësia ligjore.

Gjatë hetimeve, rezultoi se 47-vjeçari shqiptar ka marrë goditje të shumta në bark të shkaktuara me kaçavidë.

Drejtuesi i makinës, Miri Gurra, 34-vjeçari shqiptar, u arrestua si i dyshuar për vrasje.

Makina në të cilën udhëtonin dy shqiptarët, e tipit Renault Capture, ka përplasur një makinë përpara, duke përfunduar në anë të rrugës. Shoferi 34-vjeçar është nxjerrë i padëmtuar, por fatkeqësisht Ilir Dervashi kishte ndërruar jetë.

Rrethanat e vdekjes ngjallën dyshime të menjëhershme.