Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, nuk ka vonuar të bëjë komentet e para të mbledhjes dramatike të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është kthyer në një gjyq global kundër Rusisë.
Kjo seancë po drejtohet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ka pasur një përplasje me diplomatin rus në OKB.
Zelensky, në një postim në faqen e tij në rrjetin X(twitter), shkruan: “I dashur Edi Rama, sot në KS të OKB-së ju i treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj.
Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”.
Këtë e shoqëron edhe me videon përkatëse.
Dear @EdiRamaal, today at the UNSC you showed the world how to correctly handle Russia, its lies, and its hypocrisy. I thank you for steering the Presidency in such a principled manner. pic.twitter.com/0wKca8xZon
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 20, 2023
Rama përplaset me Rusinë edhe për Kosovën: Pavarësisht sa përpiqeni, është shtet i pavarur!
Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur fjalën e tij në në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, me një apel për paqe, duke i kujtuar Rusise Kosoven dhe faktin qe ajo tanim eshte e pavarur.
“Pavarësisht sa përpiqeni Kosova pavarësia e të cilës është sanksionuar nga gjykata ndërkombëtare penale, kreu 14 i Kartes se OKB. Kjo gjykatë s’mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh. Pavarësisht gjuhës racës dhe kombësisë dhe jo të ngremë mure për fantazmat e të shkuarës. Dua ta përmbyll me këtë. Parathënie e kartës së OKB na bën thirrje të praktikojmë tolerancën të jetojmë në paqe me njëri tjetrin. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj të qëndrojë e të ngrihet për paqen. Të qëndrojë përkrah Ukrainës dhe jo agresorit. Do marr detyrën si kryetar i këshillit”, tha Rama.