Plagoset me armë zjarri shqiptari në Itali.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja u regjistrua gjatë natës, në Acerra në komunën e Campanias, në një kohë kur shqiptar ishte duke udhëtuar me biçiklete.
Persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar atë më armë zjarri dhe më pas janë larguar.
Ndërkohë 40-vjeçari shqiptar është transportuar në spital dhe mjekët kanë siguruar se ai nuk ka rrezik për jetën.
Shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i arrestuar si pjesë e një bandë grabitësish.
Karabinierët po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes.
I plagosuri nuk ka dhënë shumë detaje për vendin ekzakt ku ka ndodhur plagosja, por thjesht ka deklaruar se ka qenë me biçikletë kur është qëlluar.