Ballina Kronika E rëndë në Greqi/ Shqiptari përdhunon një 13-vjeçare

E rëndë në Greqi/ Shqiptari përdhunon një 13-vjeçare

Një 30-vjeçar shqiptar ka përdhunuar një të mitur në Greqi. Denoncimin e ka bërë nëna e 13-vjeçares në qytetin e Evias.

Sipas autoriteteve 30-vjeçari i është afruar 13-vjeçares përmes rrjeteve sociale dhe nga data 20 tetor deri më 4 nëntor ata flisnin rregullisht.

Sipas mediave greke, familja e 13-vjeçares jeton në Nea Styra në Evia jugore dhe 30-vjeçari ka arritur të bindë të miturën të takohen dhe më pas e ka përdhunuar.

Vajza e mitur nuk i ka treguar askujt kalvarin që ka kaluar. Një e afërme e të miturës ka parë mesazhet që 13-vjeçarja kishte shkëmbyer me 30-vjeçarin, para dhe pas përdhunimit të saj.

Nga mesazhet ajo mësoi për aktet e shëmtuara të shqiptarit dhe njoftoi nënën e të miturës, e cila shkoi direkt në Policinë e Kalkidës për të denoncuar ngjarjen. Menjëherë është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa është urdhëruar hetimi paraprak.

Policia greke është në kërkim të 30-vjeçarit, por nuk ka mundur ta lokalizojë. Sipas burimeve të EL.AS. autori mund të ketë ndërruar vendbanimin apo edhe të ketë ikur në Shqipëri, për të humbur gjurmët e tij.