Një grabitje e rëndë ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në një argjendari në komunën e Suharekës.
Një videon që ka siguruar gazeta Nacionale, shihen katër persona të armatosur duke e grabitur argjendarinë. Grabitësit shihen të maskuar, derisa në duar mbanin armë të gjata.
Derisa njeri prej grabitësve ruante hyrjen e lokalit me kallashnikov drejtuar nga rruga, tre të tjerë shihen duke i mbledhur gjerat dhe futur në çantë.
View this post on Instagram
Qytetarët që e kanë filmuar ngjarjen duken të tmerruar.
Ata dëgjohen duke i thirrur qytetarët tjerë që të largohen nga vendi i ngjarjes.
Njëri nga ta dëgjohet duke e thirrur Policinë e Kosovës.
“Kaka çka janë tu bo, kaka si nëpër filma” dëgjohet duke thënë një qytetar.
Më pas, grabitësit dalin nga lokali, duke u futur në një makinë ngjyrë bronzi.
Derisa largoheshin, ata kanë shtëne me kallashnikov në disa drejtime.
Gazeta Nacionale ka kontaktua Policinë e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë se nga këto të shtëna ka mbetur i plagosur një polic.
“Në një dyqan zejtar në Suharekë ka ndodh një grabitje, reagimi policor ka qenë i menjëhershëm dhe kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe sipasojë një zyrtar policor ka marrë plagë nga arma. Sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë, ende nuk është arrestuar askush.” – ka bërë të ditur Gashi.