Ballina Aktualitet Shiu vërshon në katin e parë – Përmbytet “Report TV”, televizioni ndërpret...

Shiu vërshon në katin e parë – Përmbytet “Report TV”, televizioni ndërpret transmetimin!

Moti i keq dhe reshjet kanë përmbytur sot kryeqytetin duke shkaktuar problematika të shumta.

Raportohet se uji është futur në disa dyqane e godina, mes tyre edhe në godinën e re të televizionit Report TV.

Kjo ka bërë që ky televizion të ndërpresë transmetimin.

Përmbytjet në Report TV u shkaktuan nga problemet me kanalizimet në rrugën ‘Frosina Plaku’, pranë ish-parkut të Autobusave, ku ndodhet edhe godina e këtij televizioni.

VIDEO BONUS: Kronika
@tetovanews
@tn.lajmelokale