Ballina Kronika Vrasja e një gruaje trondit Prishtinën/ U grabitën në prani të fëmijëve...

Vrasja e një gruaje trondit Prishtinën/ U grabitën në prani të fëmijëve (FOTO)

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur rreth orës 20.20 të mbrëmjes së kësaj të mërkure në Prishtinë. Në rrugën “Dalip Alshiqi” të kryeqytetit të Kosovës u vra nga persona të panjohur Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Sipas mediave të Kosovës, familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik.

Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Gazeta Sinjali ka raportuar edhe disa detaje nga rrëfimi i Naim Murselit, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike. Ai u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në veturë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i plaçkitën.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Mediat e Kosovës raportojnë se autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona.

Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip BMW me targa të huaja. Të njëjtat burime raportojnë se këto janë vetëm disa nga detajet që Museli ka rrëfyer para policisë megjithatë pistat e hetimit pritet të zgjerohen dhe nuk do të hetohet vetëm versioni i tij. ©LAPSI.al

Detaje të reja/ Gruaja e vrarë në Prishtinë, bashkëshorte e ish-këshilltarit të Pacollit

Një grua dyshohet u gjet e vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që shkoi në vendin e ngjarjes. Policia tha se ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike. Sipas policisë në Prishtinë viktima u gjet rreth orës 20.20 brenda një veture.

Sipas mediave të Kosovës, viktima e identifikuar si Liridona Murseli është bashkëshortja e Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit kur mbante detyrën e Presidentit të Kosovës. Sipas të njëjtave burime, 33-vjeçarja mund të jetë grabitur dhe më pas është vrarë nga autorët.

Gazeta Sinjali ka raportuar edhe disa detaje nga rrëfimi i Naim Murselit, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike. Ai u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në veturë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i plaçkitën. Murselit u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Të njëjtat burime raportojnë se këto janë vetëm disa nga detajet që Museli ka rrëfyer para policisë megjithatë pistat e hetimit pritet të zgjerohen dhe nuk do të hetohet vetëm versioni i tij. ©LAPSi.al