Ballina Bota Alarmi: Rrjedhje radioaktive në vend-depozitimin më të madh të mbetjeve bërthamore në...

Alarmi: Rrjedhje radioaktive në vend-depozitimin më të madh të mbetjeve bërthamore në Europë

Sellafield, vendi më i rrezikshëm bërthamor i Evropës, ka pësuar përkeqësim në rrjedhjen nga një depozitë e madhe mbetjesh radioaktive që mund të përbëjë rrezik për publikun.

Shqetësimet për sigurinë në ndërtesën e shkatërruar, si dhe çarjet në rezervuarin e mbetjet toksike të njohur si B30, kanë shkaktuar tensione diplomatike me vendet, përfshirë SHBA-në, Norvegjinë dhe Irlandën, të cilat kanë frikë se Sellafield nuk ka arritur t’i kontrollojë problemet.

Rrjedhja e lëngut radioaktiv nga një prej “rreziqeve më të larta bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar – një ndërtesë në rrënim pranë Cumbrian e njohur si “Magnox Swarf Silo (MSSS)” – ka të ngjarë të vazhdojë deri në vitin 2050. Kjo mund të sjellë probleme tepër të rrezikshme, duke rrezikuar ndotjen e ujërave nëntokësore, sipas një dokumenti zyrtar.

Sipas investigimit nga “The Guardian”, çarje janë zmadhuar gjithashtu në sipërfaqen e betonit dhe asfaltit që mbulon pellgun e madh që përmban dekada të tëra mbetje bërthamore.

Sellafield, një zonë e madhe 6 km katrorë në bregdetin Cumbrian që punëson 11,000 njerëz, ruan dhe trajton mbetjet bërthamore nga programet e armëve dhe prodhimin e energjisë bërthamore, dhe është objekti më i madh i tillë në Europë.

Një dokument i dërguar anëtarëve të bordit të Sellafield në nëntor 2022 dhe i parë nga Guardian ngre shqetësime të përhapura në lidhje me një degradim të sigurisë në të gjithë vendin, duke paralajmëruar për “rrezikun kumulativ” nga dështimet që variojnë nga siguria bërthamore te standardet e asbestit dhe zjarrit.

Një shkencëtar në një panel ekspertësh që këshillon qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për ndikimin shëndetësor të rrezatimit i tha Guardian se rreziqet e paraqitura nga rrjedhja dhe rrjedhjet e tjera kimike në Sellafield janë fshehur.