Një automjet ka përplasur një këlysh ariu, i cili ka mbetur i plagosur, por ka vazhduar të lëvizë në afërsi të Nepreshtenit të Tetovës
Qendra për menaxhimin e krizave informon se mbrëmjen e djeshme një automjet ka goditur një këlysh ariu, i cili edhe pse i lënduar ka vazhduar të lëvizë pas një ore në rrugën lokale Tetovë – Fshati Nepreshten.
Këlyshi i ariut po kalonte rrugën së bashku me një ari tjetër më të madh dhe dy këlyshë të tjerë që shpëtuan të padëmtuar dhe vazhduan të ecnin. Sipas QMK-së, në mjetin që goditi këlyshin e ariut ndodhej një familje, babai, nëna dhe tre fëmijë të vegjël.
“Të gjithë janë nën stres të madh nga përplasja dhe fëmijët kanë pësuar lëndime të lehta”, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave.
Sipas vlerësimeve të QMK-së, ariu i madh, me shumë gjasa nëna e këlyshëve, me dy këlyshët më të vegjël është në anën e djathtë të rrugës që shihet nga drejtimi i Tetovës në drejtim të fshatit. ndërsa këlyshi i plagosur ndodhet në anën tjetër të rrugës./tetova.com