Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se është i tronditur nga rasti i vrasjes së Liridona Ademaj Murseli, shkruan Gazeta Express.
Ai foli edhe për arrestimin e pjesëtarikt të FSK-së, Kushtrim Kokalla. Ai tha se ndaj këtij pjesëtari do të veprohet në përputhje me rregullat e FSK-së.
“I tronditur kam përcjellur ngjarjen e fundit tragjike, atë të vrasjes së Liridona Ademaj. Ndërkohë që zhvillimet e fundit rreth zbardhjes së rastit kanë sjellur një situatë makabër në publik, para pak çastesh jam informuar për arrestimin e një pjesëtari të FSK’së në lidhje me rastin.
Të gjithë të përfshirët në rast duhet të marrin dënimin meritor ndërsa deri në zbardhjen e plotë të rrethanave, ndaj pjesëtarit të FSK’së do të veprohet në përputhje me rregulloret e FSK-së.
Ngushëllime familjes, të afërmve dhe gjithë qytetarëve të prekur nga vrasja e Liridona Ademajt!”, ka thënë ai.
Për vrasjen e saj deri më tani janë arrestuar tre persona, përfshirë edhe bashkëshortin, Naim Murseli. Ky i fundit e ka porositur vrasjen e saj. /Express/