Shqipëria synon befasinë në Euro 2024, teksa gjendet në një grup me Kroacinë, Spanjën dhe Italinë. Boshnjaku Džemal Mustedanagić, i cili ka punuar mjaft në vendin tonë si trajner i ekipit u17 apo shef i skuadrave kombëtare, ka dhënë një intervistë mjaft interesante në Kroaci. 68-vjeçari jep këshillat e tij për skuadrën e Zlatko Dalic, duke i paralajmëruar ata për ndeshjen ndaj ekipit të Silvinhos, takim ky që luhet 9 qershor në Hamburg në orën 15:00.
“Kam punuar në Shqipëri për 12 vjet, kam përzgjedhur lojtarë dhe jam kujdesur për shumë nga lojtarët e sotëm të Kombëtares A dhe prandaj jam jashtëzakonisht i lumtur që shoh sa të suksesshëm janë.
Grupi B? Grupi i vdekjes, më i forti.
Çfarë renditje parashikoni për Shqipërinë?
– Mund të shkojnë më tej, edhe pse nuk do të jetë çudi nëse nuk fitojnë asnjë pikë. Por unë mendoj se mund të kalojnë grupin.
Dallimi Reja-Silvinho / Reja luajti me sistemin 5-4-1, dhe kjo nuk u shkon përshtat shqiptarëve, vetë lojtarët kërkuan të luanin mbrojtjen me katër, që është edhe tani. Tani skuadra ka lojtarë të mirëi ndividualist, që mund të bëjnë ndryshimin.
Keni një mesazh për trajnerin Zlatko Dalić ?
– Duhet të studiohen shumë mirë. Duhet pasur shumë kujdes dhe duhen marrë sa më seriozisht të jetë e mundur. Ata hynë në Europion në mënyrë superiore dhe do të bëhen më të fortë me kalimin e kohës. Ata luftojnë deri fund” – Tha ai.