Neuropsikiatri Sami Rexhepi, tha se është shumë shqetësuese për një shoqëri shumë të vogël, siç është Kosova, që brenda pak muajve të ndodhin këto vrasje e plaçkitje të armatosura.
Sipas tij, përgjegjës për këto rast janë edhe institucionet, ngase thotë se njerëzit që kanë kryere vrasje e grabitje, ata më herët kanë qenë të lirë rrugëve edhe pse kanë pasur 17 vepra penale.
Rexhepi tha se vrasja e Liridona Ademaj është një vrasje shumë e rëndë pasi ka qenë e planifikuar dhe me paramendim. Ai tha se problem këtu është se vendi është në tranzicion kulturor.
“Është një vrasje shumë e rëndë për shkak se është një vrasje e planifikuar dhe që ka ndodh me paramendim. Çka ka mujt me shty? Thjesht është një numër shumë i madh i vrasjeve kohëve të fundit, mandej kemi pas edhe disa raste të vetëvrasjes, krejt po flasim për dy muajt e fundit që është shqetësuese edhe që në një moment na duhet me u ndal dhe me menduar se ka po shkojmë si shoqëri, apo çka jemi duke bërë si shoqëri për me parandaluar këto raste. Ne nuk mundemi me marr model Zvicrën se jemi mentalitet krejt tjetër, nuk mundemi me marr model Kanadanë se i kemi specifikat tona por duhet ta ndërtojmë këtë shtet konform rrethanave të cilave jetojmë dhe funksionojmë, qoftë në aspektin ekonomik, në zhvillimin ekonomik që është në shkallë shumë të ultë, qoftë në aspektin e presionit psikologjik që e kemi prej një kushëriri që nuk ta donë të mirën dhe këto dy aspekte e kanë tërheq vëmendjen aq shumë, saqë shumë pak po merremi me jetën e përditshme të individit”.
“Është një problem se ne jemi në një tranzicion kulturor. Ne i kemi konsideruar se sistemi i vlerave tona, të familjes sonë është patriarkal dhe shumë i prapambetur dhe po ikim prej këtij sistemi të vlerave dhe ta marrim një sistem tjetër të vlerave. Ky është një fenomen me të cilën duhet të merren sociologët si fenomen shoqëror, mirëpo një person i cili ka shkuar në Skandinavi dhe e sheh se atje funksionon shteti e plot shtete dhe e kupton sistemin, ai kurrë nuk mundet me u bo suedez apo finlandez dhe e lë një sistem të vlerave ku te ne, familja është shumë e shenjtë që mjerisht ka filluar të shkatërrohet dhe e merr një sistem të vlerave se ata nuk e kanë sistem të vlerave me vra gruan por ky ka mbet pa asnjërin sistem të vlerave”, tha ai.
Rexhepi tha se është shumë brengosëse që kohëve të fundit në një kohë të shkurtër në Kosovë kanë ndodhur disa vrasje e plaçkitje, për të cilën tha se nuk mund të jenë normale për një vend të vogël si Kosova.
Ai ka shtuar se përgjegjës në këto rast janë edhe institucionet përgjegjëse me politikat e tyre sa i përket dënimeve, kjo sipas tij, njerëzit që kanë kryere këto grabitje, ata më herët kanë qenë të lirë në rrugë edhe pse kanë pasur 17 vepra penale.
“Është shumë brengosëse kohëve të fundit ku ndodhën dy, tri vetëvrasje përnjëherë, dy, tri vrasje përnjëherë, një plaçkitje e madhe. Këtu nuk po flasim për diçka normale si shoqëri. Fenomene të tilla ka gjithkund nëpër botë, nuk është vetëm te ne, mirëpo ne jemi komunitet shumë i vogël. Fatkeqësisht edhe ne edhe mediet kemi filluar të shndërrohemi në zjarrfikës, ne reagojmë në momentin kur i del diku flaka, nuk po punojmë mjaftueshëm për të mos vijmë te ajo flakë dhe atëherë fillojmë të akuzojmë dhe me kërkuar fajtorë, pasi është bërë dëmi. Kur flasim ne si shoqëri jemi bashkëfajtor, përgjegjës është shteti qoftë me politika sa i përket dënimeve ose ndodhin grabitje e vrasje e thotë e ka kryer një vepër penale dikush të cilin e rëndojnë 17 vepra penale e me 17 vepra penale ai ka qenë në rrugë. Këto janë gjëra të cilat një shoqëri nuk guxon me i toleruar”, tha ai.
Neuropsikiatri Rexhepi tha se problem është edhe që një numër i dhunës në familje shkaktohet nga personat që abuzojnë me substanca narkotike, për të cilën tha se në Kosovë nuk ka institucione që merren me trajtimin e këtyre personave, raporton EO.
“Po e marrim shembull dhunën e në familje, prej diku 380 raste që i kam me aktvendimeve të gjykatës me aktvendime këtu, një numër shumë i madh është i personave të cilët abuzojnë me substanca narkotike. Në momente kur ata mbesin pa substanca narkotike, me të cilat abuzojnë mbesin pa pare atëherë janë të dhunshëm tek anëtaret e familjes, dhe kjo dhunë nuk mundet me u ndal derisa nuk merret një hapë për trajtimin e tyre. Ne nuk kemi institucione në Kosovë të cilat merren me trajtimin. E kemi pas së fundi repartin e sëmundjeve të varshmërisë, në Klinikën e Psikiatrisë i cili ka kapacitete shumë të vogla, i cili mundet me u marr me një detopsikim, por trajtimi i një personi me varshmëri kërkon vite, rehabilitim e risocializim ne nuk kemi institucione të tilla këtu tek ne në këtë kuptim. Po e marrim dhunën në familje apo dhunën ndaj gruas nuk mundet me u arsyetuar se dikush i ka pas tri katër urdhërua dhe prapë ka arritur deri tek sulmi”.
“Domethënë dëgjon apo bëhet sa me thënë nuk janë masa të cilat vërtetë ndikojnë. E marrim edhe dhunën ndaj fëmijëve, prej kujt më së shumti shkaktohet. Nuk është prej varfërisë, por janë qoftë prej konflikteve mes prindërve që e zhvillojnë një fëmijëri traumatike të cilët më vonë do të janë persona të cilët njësoj do të jenë të dhunshëm, qoftë prej personave që abuzojnë më alkool dhe këto janë ato efektet të cilat mundemi me i përmirësuar edhe me e pa dikush forcën e dorës së shtetit. Nuk mund të bredh rrugëve i lirë një person me 17 vepra penale, ai është mos seriozitet. Nuk mund dikush, i cili tri katër herë ka pasur urdhër mbrojtje për mos me iu afruar bashkëshortes me iu afruar bashkëshortes, ne po e lejojmë ai me e vra bashkëshorten”.
“Këto janë ato probleme të cilat unë po them se duhet secili duhet të ndalemi dhe të shohim se çka po bëjmë ne. secili për veti, sigurisht se unë nuk mund të kem ndikim në zhvillimin e politikave ekonomike sepse nuk është fushë e imja, unë nuk mundem me u marr me sendimine zemrës, sendeve të gjakut, se unë jam psikiatër. Edhe a po mundem unë me i përmbush gjitha ato çka priten prej meje. Qoftë shoqëria, qoftë vetëm shteti i cili me paguan. Sa po i përmbushi ato dhe sa më tepër i përmbushin ne i dëshmojmë një seriozitet shumë më të madh dhe një përkushtim shumë më të madh në ndërtimin e shtetit tonë, se në fakt ne jemi duke e përmbushur amanetin e atyre të cilët u dëshmuan për këtë shtet. Neve na mbetet me e ndërtuar dhe me e zhvillu. Është pjesë e përgjegjësisë sonë”, tha ai.