Sot do të mbahet seanca dëgjimore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokollës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademaj-Murselit.
Seanca është njoftuar të fillojë në ora 09:30, në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Liridona Ademaj u vra të mërkurën, teksa po udhëtonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.
Ajo u varros dje në Gjakovë.
Pas varrimit, forcat policore arrestuan Naim Murselin që ishte bashkëshorti i Liridonës, dhe Granit Plavën.
Naimi dyshohet të ketë paguar Plavën për të bërë atenatin e inskenuar si grabitje.
Kushtrim Kokolla dyshohet të jetë bashkëpunëtor i Murselit dhe Plavës.