Atalanta erdhi nga disavantazhi për të mposhtur Milan 2-1 e për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Bergamaskët tani do të përballen me Fiorentinën. Në San Siro, kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 45′ me Rafa Leao pas një kombinimi me Hernandez në të majtë. Por para pushimit Milan pësoi golin e barazimit nga Koopmeiners. Në fillim të pjesës së dytë holandezi përfundoi rikthimin nga pika e parë pas një faulli të Jimenez ndaj Miranchuk. Një avantazh që Atalanta e ruajti deri në fund.
Atalanta bën goditjen në San Siro, duke mposhtur Milan 2-1. Gjimshiti (90 minuta në fushë) e të tjerët do të përballen tani me Fiorentinën në gjymsëfinale. Ashtu siç pritej, ishte një ndeshje plot emocione, nga të dyja palët. Milan ishte më mirë në pjesën më të madhe të pjesës së parë, por pastaj vuajti organizimin e Atalanta. Zikaltrit morën guxim në vazhdimin e ndeshjes dhe legjitimuan suksesin në pjesën e dytë.
Djalli kaloi në avantazh me Leao në minutën e 45′ të pjesës së parë. Atalanta reagoi menjëherë dy minuta më vonë falë një goditje me të djathtën nga Koopmeiners. Në pjesën e dytë Koopmeiners goditi sërish, këtë herë me penallti pas një ndërhyrje të Jimenez ndaj Miranchuk. Gasperini u përjashtua me karton të kuq në pjesën e parë për shkak të protestave, por e sheh veten në katër më të mirët e Kupës.