Ballina Argëtim Ja si ia ‘futi’ Agron Llakës/ Xhevair Zeneli: Ia shita 10 mijë...

Ja si ia ‘futi’ Agron Llakës/ Xhevair Zeneli: Ia shita 10 mijë euro më tepër

Shitja e banesës ku jetonte në Tiranë, ishte kthyer në sfidë për aktorin e humorit, Xhevair Zenelaj, para së të largohej së bashku me familjen drejt Amerikës.

Një situatë stresuese duket se ka sjellë edhe një kujtim të bukur mes tij dhe kolegut, Agron Llakaj, teksa ky i fundit i ka punuar një rreng.

“Ishte koha që punonim bashkë me Agronin dhe tema e ditës ishte se çfarë u bë me shtëpinë, sepse duhej të ikja në Amerikë, por edhe të ikje vetë i katërti, nuk shkon. Kisha nxjerrë shtëpinë në shitje dhe ky ishte problemi që çdo natë diskutohej a u bë ndonjë gjë me shtëpinë dhe një mbrëmjë të bukur bie telefonin, dëgjoj zërin që fliste nga ana tjetër. Zotëri Xhevahir Zeneli në gjuhë që s’e kisha dëgjuar ndonjëherë. Kam dëgjuar që shisni banesën, për çmimin s’ka problem se unë punoj në KLSH, kam lekë sa të duash, vetëm të ma pëlqejë shoqja, merreni edhe një numër kontakti edhe unë nga emocionet dhe ai që më jepte numrin e shtëpisë së vetë, pa e ditur, unë e dija përmendësh…Në mëngjes mezi prita sa u gdhi, thashë unë Goni ka ndonjë haber, lëre thashë unë, e hëngri një kosovar dje në 11 të natës, tha do ta blejë, po po i thashë unë. Nga 35 mijë që e mbaja unë, 45 i thash, qesharak si çmim dhe 10 mijë i kemi të dy t’i prishim derisa të iki unë në Amerikë”, tha ai.

Por rrengu përfundoi në momentin që ai i ra telefonit të shënuar një natë më parë, ku në telefon u përgjigj bashkëshortja e kolegut, Agron Llakaj. /vizionplus.tv/

“Doja të qeshnin fëmijët e mi!” Xhevair Zeneli, për largimin në SHBA: Asnjëherë nuk e gjeta veten

Në një rrëfim si kurrë mëparë, aktori Xhevahir Zeneli tregon vendimet që e kanë shënjuar në jetë, duke nisur që nga largimi nga atdheu dhe deri tek rikthimi sërish për të vijuar rrugëtimin e tij artistik në Shqipëri.

“Doja të bëja njerëzit për të qeshur, por po iki që të qeshin fëmijët e mi edhe vërtetë ashtu ndodhi ata u shkolluan. Në New York në fillim dhe më pas ikëm në Philadelphia. Çuditërisht e njëjta gazetare më priti dhe më bëri intervistën e parë dhe titullin ia vuri: Fëmijët e mi qeshën, tani erdha të qesh edhe vetë, sepse nëntë vite në Amerikë nuk e ndjeva veten në asnjë moment…Qesha vërtetë, qesha sepse u bashkova me kolegët që më kishin munguar prej kohësh. Me Agronin e kemi filluar karrierën bashkë në vitet 89-90 dhe tani jemi çuditërisht bashkë, thuajse në pragë pensioni”, tha ai.

Ai tregon se vendimi për t’u rikthyer në Shqipëri u mirëprit edhe nga fëmijët, të cilëve iu dërgon herë pas here pjesë nga puna e tij./vizionplus.tv/

Ja si i shoi dyshimet për atësinë e të birit/ Zhevair Zeneli: I thashë gruas tani mu mbush mendja…

Aktori i njohur Xhevahir Zeneli ka rrëfyer në “Quo Vadis” balancën që i është dashur të mbajë mes familjes dhe karrierës.

Ai i tregoi se ka mundur të gjejë të ‘mesmen e artë’ duke iu përkushtuar të dyjave, ndërsa me nota humori rrëfen devotshmërinë e tij në mirërritjen e fëmijëve.

“Koha ishte e mjaftueshme edhe për t’u marrë edhe me familjen, madje kur ndamë detyrat, unë e tregoj shumë herë këtë pjesën e shkollës e ndiqja unë më shumë [të fëmijëve] se sa ime shoqe. Një ditë të bukur vajta në shtëpi dhe e pyes çunin e vogël për mësimet e ditës, çfarë kishte mësuar, më tha ditët e javës. Thuami pak babit i thashë unë, por si duket e ngrita pak tonin dhe ai u tremb. Nusja po lante enët dhe filloi të më thonte ditët e javës që kishte mësuar, tha e hënë e martë, e mërkurë, edhe të enjten mezi e tha, pastaj vazhdoi shtator, tetor, nëntor, dhjetor. I thashë gruas hajde të të puth njëçikë, kështu më ngjiste, por tani që e pashë vetë edhe nga mendja mu mbush mendja që e kemi të dy”, tha ai.

Ai theksoi se ndonëse ishte i përkushtuar ndaj punës, është përpjekur të jetë maksimalisht prezent edhe në familje./vizionplus.tv/

“Puthja e parë” në Shqipëri, Xhevair Zeneli: E kisha të fejuarën në dhomën tjetër

“Shkëlqimi i përkohshëm” është një nga filmat më të spikatur, ku aktori Xhevahir Zeneli, i cili kishte rolin kryesor të Danes, dëshironte të bëhej futbollist. Në film, ai si djal nga fshati dashurohet me një vajzë nga qyteti dhe përfitimet që kishte prej saj, i dhanë mundësinë të luante në një skuadër. Dane dha edhe puthjen e parë në film, ku pikërisht, për këtë episod ka treguar edhe prapaskenat.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus me Pranvera Borakajn, Zeneli tha se episodi i puthjes u regjistrua në një hotel në Përmet, ndërsa në dhomën ngjitur kishte edhe të fejuarën. Kjo e fundit, episodin e puthjes, e mësoi në premierën e filmit, por aktori shtoi se nuk e kishte aspak xheloze partneren e tij.

Kjo skena është bërë në hotelin e Përmetit dhe ngjitur me këtë dhomë ka qenë e fejuara ime në atë kohë dhe ajo nuk dinte asnjë gjë se çfarë po bëhej nga ana tjetër e murit. Vetëm në premierën e filmit pastaj kur e pa u habit. Ajo nuk u bë xheloze. Unë i kisha folur për artin e kinemasë, mos shiko që janë dy veta që puthen se janë edhe 40 të tjerë aty mbrapa që e shikojnë. Në premierat e filmit, ajo vinte gjithmonë. Unë bëra dy çuna të mrekullueshëm dhe u lidhën pas tyre shumë”, tha Zeneli./vizionplus.tv

“Kali interpreton më mirë se ty”, Xhevahir Zeneli kujton batutën e regjisorit të parë

Aktori Xhevahir Zeneli në një rrëfim ndryshe për jetën e tij, ka treguar hapat e parë në kinematografi. Filmin e parë që ka luajtur ka qenë në vitin 1982 në filmin “Kush vdes në këmbë”. Për këtë film, ai thotë se të gjithë kolonjarët u habitën me rolin e tij, pasi mendonin se e kishte helmuar vërtet Petro Nini Luarasin.

Më tej, Zeneli kujton në emisionin “Quo Vadis” me Pranvera Borakajn edhe batutën që i ka thënë regjisori Minella Borova, që edhe sot e kujton po me aq nostalgji.

“I pari fare ka qenë në vitin ’82 “Kush vdes në këmbë” me regjisorin Vladimir Prifti dhe donte që dhe rolet e dyta dhe të tretat të ishin nga ajo zonë. Unë e kisha edhe nga fshati dhe të gjithë kolonjarët u habitën dhe më thanë që në filmin e parë mësuesin helmove. E dinin se e kisha helmuar unë vërtetë. Kam pasur një rol simpatik të vogël, por kam një histori shumë të bukur me Minella Borovën, edhe ai kolonjar puro. Kur do jepej premiera e filmit, i them profesor të lutem, është filmi i parë që luaj dhe për ndonjë vërejtje ose ndonjë vlerësim. Unë kisha një rol të bukur me Reshat Arbanën me një kal të bardhë që shëtit aty, dhe kur mbaroj filmi, i dola përpara që të më bënte vërejtjet. Dhe i thash, profesor si tu duka, e më tha e pash me vëmendje, ti ishe shumë mirë por kali ishte më mirë. Kjo ishte batuta më e bukur e Minella Borovës që unë e kujtoj me shumë nostalgji”, tha Xhevahir Zeneli në emisionin “Quo Vadis”./vizionplus.tv

“E kam jetën e tretë”, Xhevahir Zeneli kujton “luftën” me të motrën

Aktori i njohur Xhevahir Zeneli ka ardhur këtë të mërkurë me një rrëfim ndryshe në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus me moderatoren Pranvera Borakaj.

Zeneli, teksa ka rrëfyer fragmente kujtimesh nga fëmijëria, ka treguar dy episode, kur motra e tij, me të cilën kishte vetëm një vit diferencë, ka tentuar ta vrasë pa vetëdije.

Një moment ka qenë në pus dhe ka qenë gjyshja ajo që e ka shpëtuar aktorin, ndërsa rasti i dytë shton Zeneli ka qenë kur e motra ka tentuar ta vërë në gjumë, e duke u përballur me refuzimin e tij për të fjetur, ajo ka marrë thikën.

Teksa thotë se e ka jetën e tretë, Xhevahir Zeneli shton se ai ka qenë një fëmijë i urtë, virtyt që e ka edhe sot.

Me motrën që i zura radhën. Me motrën e katërt, me Shpresën. Vetëm 1 vit diferencë kemi dhe çuditërisht dy herë ajo desh ma mori jetën. Një herë desh më ka hedhur në pus. Unë isha kurioz që të shikoja si dukej fytyra ime atje poshtë dhe ajo që më zgjaste pa vetëdije. Gjyshja më ka arritur më ka kapur nga këmba sepse isha bërë gati për të rënë. Kjo është jeta e tretë, sepse edhe një herë kur nëna e porositi të më vinte në gjum që të më tundte, unë çuditërisht nuk flija dhe para disa ditësh ishte prag Viti i Ri dhe kishte parë që babai therri një pulë. Ajo e kishte parë skenën dhe më thoshte pusho se do të therr si babi që therri pulën. Mori një thikë, por nuk e vendosi nga ana që pret e më kishte gërvishtur pak se ishte thika e goditur nga vëllai që kishte bërë shkopinjtë e klasës së parë. Unë kam qenë fëmijë i qetë. Me të voglin e çfarë nuk bëjnë. Edhe sot jam po kaq i qetë”, ka thënë aktori Xhevahir Zeneli në “Quo Vadis”./vizionplus.tv