Gazetari i gazetës “Rilindja Demokratike”, Armin Tirana ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në moshën 57 vjeçare krejt paprtiur. Ai ka qënë në banesën e tij në Tiranë, por në mbrëmje nuk është ndjerë mirë dhe papritur ka mbyllur sytë përgjithmonë.
Armin Tirana ka punuar prej 17 vitesh në gazetën “Rilindja Demokratike” dhe ka qënë një zë i njohur i gazetarisë shqiptare. Shkrimet e tij priteshin me shumë interes nga lexuesi për shkak të tematikave që ai trajtonte.
Armini jetonte prej vitesh në Gjenevë me familjen ndërsa vijonte me përkthimet e tij. Një interes të veçantë kishin për lexuesit edhe shkrimet e përkthyera nga revista të ndryshme botërore dhe ngjarje interesante që Armini i sillte në faqet e gazetës RD.
Ikja e parakohshme nga jeta e gazetarit Armin Tirana është një humbje e madhe për familjen e tij, miqtë dhe të afërmit, por edhe për ne, kolegët e tij.
Stafi i gazetës RD i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmëve të Arminit.
Lamtumirë mik!
Përcjellja për në banesën e fundit bëhet sot më dt. 5 janar në orën 15:00.
Armin Tirana, një publicist dhe përkthyes i njohur dhe bashkëpunëtorë i gazetës Tema prej 25 vitesh, është ndarë sot nga jeta pas një goditje të papritur në zemër.
Armini jetonte prej vitesh në Gjenevë së bashku me familjen e tij dhe kontribuonte në gazetën Tema me përkthimet e tij kryesisht me analiza rreth zhvillimeve në botë.
I lindur në një familje të vjetër tiranase, djalë i Ali Tiranës, nip edhe i familjes së njohur Vrioni, Armini ishte mishërim i urtësisë, kulturës dhe dinjitetit.
Lajmi për ikjen e papritur të tij, është pritur me trishtim nga çdokush që e ka njohur, duke lënë në hidhërim të thellë familjen të afërmit dhe miqtë e tij të shumtë në Tiranë dhe kudo ku ka jetuar.