Një klub i rëndësishëm futbolli në Turqi ka ndarë rrugët me lojtarin e tij izraelit Eden Karzev, pas një hetimi disiplinor që u bë për një postim të tij në rrjetet sociale, ku bënte thirrje për lirimin e pengjeve të mbajtur në Gaza.
Sipas mediave të huaja, vendimi i Istanbul Basaksehir erdhi disa ditë pasi një tjetër lojtar izraelit, Sagiv Jehezkel, u arrestua për pak kohë për nxitje të urrejtjes pasi ai shprehu solidaritetin me pengjet.
Karzev gjithashtu u mor në pyetje shkurtimisht nga policia në Stamboll, pasi ai ri-postoi një mesazh në mediat sociale që shënonte 100 ditët e pengjeve në robëri me hashtag “BringThemHomeNow”.
Basaksehir më pas nisi një hetim disiplinor me arsyetimin se veprimi i tij ishte “në kundërshtim me ndjeshmëritë e vendit tonë”.
Më pas ai u gjobit dhe klubi vendosi se ai duhet të “vazhdonte karrierën e tij jashtë vendit”.
Ekziston një kundërshtim i gjerë publik në Turqi ndaj veprimeve të Izraelit në Gaza dhe mbështetje dërrmuese për palestinezët.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Izraelin për akte që afrohen me gjenocid, ndërsa e përshkruan Hamasin si një grup që lufton për çlirimin e vendit.