Fatal ka rezultuar puna e re për një 53-vjeçar shqiptar, i cili ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga çatia e një ndërtese.
Ngjarja ndodhi në Bareggio të Milanos, në një ndërtese të një kompanie zdrukthëtarie metalike, pak pas orës 7 të mëngjesit të sotëm.
Nga një rikonstruksion fillestar duket se ka qenë një aksident në punë. Burri mesa duket ka rënë për shkak të një parapeti të dëmtuar. Karabinierët e kompanisë Abbiategrasso dhe inspektorët e ATS po hetojnë çështjen.