Ballina Aktualitet Ngricat “pushtojnë” Tetovën, banorëve u rrezikohet jeta nga rrëshqitja në akull, 30...

Ngricat “pushtojnë” Tetovën, banorëve u rrezikohet jeta nga rrëshqitja në akull, 30 persona bëhen për spital (VIDEO)

Pas reshjeve të dëborës i gjithë rajoni i Tetovës është nën pushtetin e akullit, gjë kjo që ka rrezikuar seriozisht banorët të cilët po përballen me rrezikun e rrëshqitjes pasi rrugët dhe trotuaret janë të mbuluara nga akulli.

Pas borës që ra të shtunën dhe valës së ftohtë që goditi dje Tetovën, rrugët dhe trotuaret e Tetovës ngrinë dhe për 24 orë në Repartin e Ortopedisë të Spitalit Klinik 22 banorëve iu është dhënë ndihma mjekësore për thyerje të këmbëve apo duarve.

“Ka rritje të numrit të të lënduarve për shkak të kushteve dimërore. Të dielën për 24 orë kemi shënuar 22 fraktura, ndërsa sot nga ora 08:00 deri në orën 12 pasdite kemi regjistruar shtatë persona me fraktura të gjymtyrëve. Të lënduarit janë nga të gjitha moshavt, nga fëmijët e deri tek të rriturit”, thotë doktor Ertan Rustemi, shef i Departamentit të Ortopedisë në Spitalin Klinik në Tetovë.

Komuna e Tetovës këto ditë njoftoi se rregullisht pastrojnë rrugët dhe trotuaret nga bora që ka rënë të shtunën, si dhe i mbajnë të kalueshme edhe rrugët rajonale.

Janë pastruar vendkalimet e këmbësorëve dhe trotuaret përgjatë bulevardit Iliria, ndërsa ky aktivitet do të vazhdojë edhe në rrugët dhe bulevardet tjera, për të mundësuar lëvizjen e lirë dhe të papenguar”, njofton Komuna e Tetovës.

Përveç komunës, pastrimi i borës dhe akullit është edhe përgjegjësi e pronarëve të objekteve tregtare dhe banorëve të njësive të banimit, të cilët duhet të pastrojnë zonën përpara dyqaneve të tyre apo hyrjet e shtëpive apo ndërtesave, por rrallë kush. ndërmerr çdo aktivitet për pastrimin e borës dhe akullit./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews