Ballina Kronika Vrasja në Selanik: Ngatërresa e tmerrshme e fotografisë së përdhunuesit Erjon Pelivani...

Vrasja në Selanik: Ngatërresa e tmerrshme e fotografisë së përdhunuesit Erjon Pelivani me Jordhan Pelivanin, një djalë tjetër shqiptar

Jordhan Pelivani, është një djalë shqiptar që jeton e punon në Greqi, por që nuk ka lidhje me ngjarjen e Selanikut, ku një prind shqiptar vrau kunatin Erion Pelivani, se abuzonte prej 9 vitesh me vajzën e tij të mitur.

Shtypi grek e më pas dhe ai shqiptar kanë marrë foton e Jordhan Pelvanit një inxhinier i suksesshëm shqiptar në Greqi dhe e kanë ngatërruar me foton e Erion Pelivanit për shkak të mbiemrit të ngjashëm.

Pas kontaktit me familjen e djalit në fjalë, u bëjmë thirrje dhe mediave të tjera shqiptare ta heqin foton e tij, pasi po denigrohet pa shkak.