Aleanca për Shqiptarët i ka propozuar kryeministrit Talat Xhaferi që të shkarkojë dy ministrat e saj, Mexhitin dhe Azirin, që në fakt janë parë të mbështesin kryetarin e partisë Taravari në vendimin e tij për të shkuar në koalicionin me LEN-in, përcjell TV21.
Nga ASH informojnë se “Komisioni kadrovik i përbërë nga 7 anëtarë, si i vetmi organ i ASH-së për çështje kadrovike, me shumicë prej 5 votash, vendosi t’i propozojë Kryeministrit shkarkimin e Ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministrin e Shëndetësisë. Në njoftim shkruhet se ky vendim u soll pasi përmes fuqisë së funksionit ministër, por pa poste partiake, dy ministrat, sipas ASH-së, kryejnë veprime që bien në kundërshtim me Kodin Etik, përfshirë shantazhet dhe presionet ndaj anëtarëve të ASH dhe të punësuarve, si dhe koketimin e sotshëm publik me VMRO-DPMNE, duke i shkuar në zyrë ministrit të saj.