Rusia po vazhdon me pushtimin e shtetit ukrainas që prej gati dy vitesh. Por, ka raste kur babë e bir janë në kampe të ndryshme të luftës.
Një rast i tillë është i një komandanti ukrainas, i cili lufton kundër të atit që është në radhët e ushtrisë ruse. Komandanti i IFV ukrainase “Bradley” Oleksandr ka pohuar se po lufton kundër babait të tij.
“Unë po luftoj kundër babait tim. Ai është shofer i tankut në ushtrinë ruse”, thotë ushtari 19-vjeçar.
Ndryshe, Rusia ka nisur luftën me Ukrainën më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.
⚡️The 19-year-old commander of the Ukrainian IFV "Bradley" Oleksandr reports that he is fighting against his own father, who is a tank driver in the Russian army. pic.twitter.com/KaaHvKkC5W
— Ukrainian Front (@front_ukrainian) February 7, 2024