Një 21-vjeçar shqipytar është arrestuar nga policia britanike pasi akuzohet se ka varë bashkatdhetarin e tij 37-vjeçar.
Mediat britanike raportojnë se 21-vjeçari Kozma Papa akuzohet se në dielën e 4 shkurtit në Enfield ka vrarë 37-vjeçarin Bledi petraj.
Fillimisht policia u njoftua për një person të plagosur, i cili u dërgua menjëherë në spital, por ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
21-vjeçari Kozma Papa do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës Willesden. Ai u arrestua nga oficerët e Met në një makinë e cila u ndalua në Hertfordshire të dielën.
Ndërkohë një tjetër shqiptar i moshës 30-vjeçare është lënë i lirë, pasi u arrestua për ngjarjen.
Një 30-vjeçar, i cili gjithashtu u arrestua në kuadër të hetimeve, u la i lirë pa veprime të mëtejshme.