Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indonezi, ku një futbollist ka humbur tragjikisht jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes.
Incidenti i rëndë ndodhi në stadiumin Siliwangi të Javas Perëndimore pasditen e së shtunës, teksa 35-vjeçari Septain Raharja po luante në një ndeshje miqësore mes 2 FLO FC Bandung dhe FBI Subang.
Sipas raportimeve, futbollisti ishte ende i vetëdijshëm pasi u godit nga rrufeja dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal, por nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve. Momenti kur Raharja u godit nga rrufeja është kapur në kamera.
This happened during a football match in Indonesia pic.twitter.com/JHdzafaUpV
— Githii (@githii) February 11, 2024