Ballina Kronika Momenti kur një burrë tentoi të rrëmbejë një katërvjeçar në një farmaci...

Momenti kur një burrë tentoi të rrëmbejë një katërvjeçar në një farmaci në Florida (VIDEO)

Një burrë nga Florida u arrestua pasi u përpoq të rrëmbejë një djalë 4-vjeçar nga brenda një farmacie në Miami Beach, Florida, të enjten, tha policia.

Por për fatin e vogëlushit dhe familjarëve të tij, babai i tij reagoi shpejt, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas tyre, incidenti i frikshëm, i cili u kap nga kamerat e vëzhgimit, ndodhi rreth orës 11:55 të mëngjesit kur djali dhe prindërit e tij po dilnin nga farmacia.

I dyshuari, i identifikuar si 26-vjeçari Nicolas Sternaman, mund të shihet duke hyrë në dyqan përpara se ai të kthehet papritur dhe të përkulet për të kapur djalin nga qafa.

Pamjet tregojnë Sternaman duke e ngritur fëmijën nga toka dhe duke u kthyer nga dera e dyqanit për t’u larguar, pas së cilës reagon babai i tij.

Djali mund të shihet duke rënë në tokë, ndërsa nëna e tij e dëshpëruar vrapon në mbrojtje të fëmijës së saj duke e marrë atë dhe duke e çuar në një vend të sigurt brenda dyqanit.

Ndërsa ajo e bën këtë, babai i djalit lufton me Sternaman për disa sekonda përpara se i dyshuari të mbyllë derën dhe të largohet nga vendi i ngjarjes.

Oficerët e policisë iu bashkuan ndjekjes dhe arrestuan Sternaman i cili po përballet me akuza për abuzim të rëndë të fëmijëve dhe rrëmbim të një fëmije.

@tn.lajmelokale
@tetovanews