Ballina Lajme Futbollisti goditet nga rrufeja gjatë ndeshjes së futbollit, vdes në spital (VIDEO)

Futbollisti goditet nga rrufeja gjatë ndeshjes së futbollit, vdes në spital (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indonezi, ku një futbollist ka humbur tragjikisht jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes.

Incidenti i rëndë ndodhi në stadiumin Siliwangi të Javas Perëndimore pasditen e së shtunës, teksa 35-vjeçari Septain Raharja po luante në një ndeshje miqësore mes 2 FLO FC Bandung dhe FBI Subang.

Sipas raportimeve, futbollisti ishte ende i vetëdijshëm pasi u godit nga rrufeja dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal, por nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve. Momenti kur Raharja u godit nga rrufeja është kapur në kamera.