Futbollisti shqiptar Ermal Krasniqi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të zbuluar gjininë e fëmijës së tij, pranë ultrasve të Rapidit të Bukureshtit, të cilët i janë bashkuar festës së futbollistit dardanas.
Pas ndeshjes sulmuesi anësor, ka mësuar gjininë e fëmijës që po pret para 10 mijë shikuesve. Në videon e publikuar nga faqja zyrtare e Rapid, ai shihet me një top në dorë të cilin pastaj e godet nga ku del ngjyra BLU që tregon se fëmija do të jetë djalë.
Nga emocionet partnerja e tij Laura, filloi të qajë nga gëzimi.
Nuk munguan ovacionet nga publiku dhe festa së bashku me bashkëlojtarët të cilët e ngritën lart sulmuesin malishevas.