Ballina Kronika Greqi/ Djali i pret babait kokën dhe duart me sharrë elektrike, njoftoi...

Greqi/ Djali i pret babait kokën dhe duart me sharrë elektrike, njoftoi policinë pas krimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një i ri i ka prerë babait kokën me sharrë eletrike pas një debati mes tyre.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Trikala, ku 46-vjeçari i ka prerë kokën të atit me sharrë elektrike në biznesin e tyre në rrugën Karditsis.

Sipas informacioneve, autori dy ditë pas vrasjes ka telefonuar Policinë dhe e ka informuar për krimin që ka kryer.

Pas thirrjes së 46-vjeçarit, efektivët e policisë janë nisur drejt fabrikës, të orientuar nga vrasësi dhe janë përballur me skenën e krimit. Ata panë babanë e tij 76-vjeçar të shtrirë përtokë, me kokën pranë trupit, ndërsa sulmuesi i kishte prerë edhe duart të atit, sipas ERT.

Sipas policisë dyshohet se kjo ishte një përpjekje për të copëtuar të atin dhe për të hequr qafe trupin, por pa sukses.

Mësohet se autori është arrestuar nga policia greke.

Bëhet me dije se 46-vjeçari kishte plagosur edhe veten me sharrë elektrike me motor, ku më pas u dërgua në spital me një dëmtim të thellë në qafë.

Autori, i cili pretendon se ka probleme psikologjike, dyshohet se ka pohuar në polici se ka vrarë të atin pasi fillimisht janë përleshur./Opinion.al

VIDEO BONUS: